Aplikacion
Fermerë dhe blegtorë nga zona të ndryshme të vendit u mblodhën sot para Ministrisë së Bujqësisë, në një protestë ku kërkuan ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria për të përballuar rritjen e kostove të prodhimit dhe mungesën e mbështetjes financiare për sektorin bujqësor.
Në një moment gjatë protestës, një delegacion prej rreth 10 përfaqësuesish të fermerëve u ftua në një takim me zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave. Gjatë diskutimeve u shqyrtuan disa prej shqetësimeve të ngritura, por nuk u arrit një dakordësi për kërkesat kryesore që lidhen me subvencionet e menjëhershme dhe uljen e kostos së naftës.
Disa nga çështjet u lanë për t’u rishikuar në muajt në vijim, me afat orientues drejt vjeshtës. Kjo qasje u interpretua nga një pjesë e pjesëmarrësve si vonesë në adresimin e krizës aktuale në sektor.
Pas përfundimit të negociatave dhe rikthimit të delegacionit në protestë, situata u tensionua. Një pjesë e fermerëve shprehën pakënaqësi të fortë, duke argumentuar se përfaqësuesit e tyre kishin pranuar një afat të gjatë kohor pa konsultim të plotë me të gjithë protestuesit.
Disa protestues kërkuan që negociatat të rifillonin ose që të mos pranoheshin marrëveshje pa vendimmarrje kolektive.
Mes tyre nisën debate të forta, ku disa prej fermerëve akuzuan përfaqësuesit se nuk kishin përcjellë saktë interesat e grupit.
Debati:
Fermeri (pjesë e grupit në takim me ministrin): Siç ramë ne të gjithë dakord, prej 10 vetash anëtarë të kryesisë, ne ramë dakord që…
Gazetari: A ju dha një afat kohor se deri kur do merreni?
Fermeri: Po. Afati kohor është deri në shtator.
Fermerët e tjerë: Po vlla nuk iket në shtator!
Fermeri (pjesë e grupit në takim me ministrin): Po ne ramë të gjithë dakordësi…
Fermeri: Po pse ranë dakord sot? Deri në shtator, ç’i re dakord ti?
Fermeri (pjesë e grupit në takim me ministrin): Po nuk bëhet puna e ministrisë siç duam ne sot!
Fermeri: Po pse e pranuat kështu ju?
Fermeri (pjesë e grupit në takim me ministrin): Po i pranuam se… Në qershor, sipas ministrit, do të mbyllen të gjitha ato çka janë në letra. Do të bëhet aplikimi, pastaj do t’i marrin fazë-fazë sipas ministrit. Edhe na ka premtuar që ne ato pika që ja vendosëm, do t’i mbajë. Tani të shohim sa do të jenë… Ne, siç kemi vazhduar me vuajtjet tona, me vështirësitë tona, do rrimë me shpresë për deri në qershor.
Protestuesja: Pse për fermerët e rajonit nuk është luftë, a është vetëm për ne?
Fermeri: Tani unë nuk jam ministri, t’jua jap me detaje. Ne pranuam… Në gjendje kritike që ne jemi…
Protestuesja: Të mos të vinit fare. Ty s’të njoh. Çfarë është kjo. Të mos shkoje fare.
Serbia e ka 1700 euro! Pse është luftë për ne? 120 mijë lekë të vjetra për lopë! Ç’është 120 mijë lekë të vjetra për lopë?!.
Fermeri: Po ne ç’të bëjmë, ne s’e ndryshojmë dot ligjin!/ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit