Aplikacion
Qindra fermerë dolën sot në protestë përpara Ministrisë së Bujqësisë, duke kundërshtuar skemën kombëtare të mbështetjes për vitin 2026 dhe duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga qeveria.
Me pankarta në duar si “Stop importit të qumështit”, “Formalizoni tregun e bulmetit” dhe “Bojkotoni firmat serbe”, ata shprehën pakënaqësinë për atë që e konsiderojnë një skemë të papërshtatshme dhe të shkëputur nga realiteti i sektorit.
Sipas tyre, skema e re nuk reflekton diskutimet e mëparshme dhe nuk adreson kostot e larta me të cilat përballen çdo ditë. Ata kërkojnë rritje të mbështetjes për blegtorinë, subvencionim të naftës dhe masa për kufizimin e importeve që, sipas tyre, po dëmtojnë prodhimin vendas.
Një nga kërkesat kryesore mbetet rritja e subvencioneve, duke theksuar se fermerët shqiptarë përfitojnë disa herë më pak mbështetje krahasuar me vendet e rajonit. Ata kërkojnë naftë pa taksa për fermerët ose rishikim të taksës së qarkullimit, si dhe ngritjen e një laboratori për sigurinë e produkteve.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit