Aplikacion
Në një intervistë të sajën për “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Kim zbuloi se fëmijët e saj po e shtyjnë drejt daljes në takime, pavarësisht faktit se ajo pranoi se nuk është gati që të “zhytet” në një det të ri emocionesh.
“Është shumë qesharake e gjithë kjo situatë, pasi janë fëmijët e mi ata që po përpiqen të më çojnë drejt njohjes së partnerëve të rinj. Ata janë gati, ndërsa unë jo,” tha Kardashian. “Ata janë kaq të veçantë, sa më vijnë në shtëpi me disa lista të përgatitura me opsione. Djali Saint do që unë të dal me ndonjë basketbollist apo futbollist.”
Përgjigja e Kardashian ndaj përpjekjeve jo shumë sekrete të fëmijëve të saj për ta lidhur mamanë e tyre me ndonjë atlet profesionist? “Unë thjesht nuk jam gati për njohje të reja,” shton ajo.
Për Kim, kjo nuk është periudha e duhur për të nisur romanca të reja, pavarësisht faktit se fëmijët duan që ajo të lidhet me ndonjë futbollist, sportist, prezantues etj. Kardashian është nënë e katër fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm, të cilët kanë ardhur në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin Kanye West.
Pas ndarjes dhe mandej divorcit nga reperi, ajo ka qenë e lidhur me aktorin Pete Davidson dhe yllin e NFL, Odell Beckham, Jr.