zoom

Sport

Felipo Melo bën shfaqje turpi pas humbjes së finales me City, kacafytet me Walker (VIDEO)

Felipo Melo bën shfaqje turpi pas humbjes së finales me City, kacafytet me Walker (VIDEO)

Mançester Siti nuk hasi pengesa në finalen e Kupës së Botës për Klube përballë brazilianëve të Fluminense duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 4-0, në një përballje ku nuk mungoi tensioni teksa protagonistë u bënë Felipo Melo dhe Uoker i Sitit, që u përleshën me njëri-tjetrin.

Incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimi të ndeshjes. Mesfushori 40-vjeçar nuk i përmbajti nervat duke shtyrë futbollistin e Sitit, teksa u desh ndërhyrja e futbollistëve të tjerë për të shmangur daljen e situatës nga kontrolli.

Duket se humbja 4-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube, e ka tërbuar Felipe Melon, i cili nuk e përmbajti veten. /ZOOM.AL/

https://youtu.be/FSPHwPbs5Qc