Aplikacion
Më 13 mars 2026, kryeministri Edi Rama, mbajti një konferencë për shtyp gjatë së cilës,ku tregoi mungesë respekti ndaj gazetarëve.
Gazetarja Ambrozia Meta nga Syri TV dhe Isa Myzyaj nga Report TV, i cili është gjithashtu kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë, u përjashtuan nga konferenca.
Federata Evropiane e Gazetarëve u bashkua me organizatat shqiptare të gazetarëve për të dënuar sjelljen e kryeministrit, duke thënë se ajo është pjesë e një modeli shqetësues presioni dhe sulmesh ndaj gazetarëve në Shqipëri.
Organizata i bëri thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të ndalojnë shënjestrimin e mediave dhe të garantojnë që gazetarët të kenë akses të drejtë dhe transparent në aktivitetet zyrtare për shtyp. Sipas tyre, qeveria ka detyrimin të jetë transparente dhe t’u përgjigjet pyetjeve me interes publik.
Sipas raportimeve, gjatë konferencës së 13 marsit, kur gazetarët bënë pyetje legjitime për çështje me interes publik, Rama ndërpreu konferencën dhe i tha Ambrozia Metës se nuk do të lejohej më të merrte pjesë në konferencat e tij për shtyp në të ardhmen. Ndërkohë, Isa Myzyaj u urdhërua të largohej nga salla dhe, sipas raportimeve, u nxor fizikisht jashtë.
Presidentja e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Maja Sever, deklaroi se organizata shpreh solidaritet të plotë me gazetarët Ambrozia Meta dhe Isa Myzyaj, si dhe me të gjithë gazetarët që sulmohen për raportim të pavarur. Sipas saj, sjellje të tilla nga zyrtari më i lartë i zgjedhur në vend nuk përputhen me parimet demokratike.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari