Aplikacion
Crooks qëlloi disa herë në drejtim të Trump-it duke e plagosur në njërin vesh. Ngjarja ndodhi në Pensilvani, atje ku Trump po mbante fjalimin e tij para zgjedhësve.
Autori i plagosjes u vra menjëherë nga forcat e Shërbimit Sekret.
Në foto: Thomas Matthew Crooks
Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim. Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret.
Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre.
“Çka është më e rëndësishme,- tha ai- dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e personit që u vra, si dhe për familjen e një personi tjetër që u plagos rëndë. Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë”./ Zoom.al
“Je pak pusht ti”/ Basha i përgjigjet Ramës: 12 vjet i le shqiptarët me gisht në gojë