Aplikacion
Sportistja shqiptare, Eva Buzo është rikthyer sërish në ujrat e detit Jon për të përfunduar sfidën që nisi një vit më parë por e la përgjysmë për arsye shëndetësore.
Buzo, me profesion avokate dhe banim në Australi, është nisur një ditë më parë nga brigjet italiane, për të mbërritur në Vlorë me not.
Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas dy mjetet tip gomone vijojnë ta shoqërojnë për të përfunduar misionin e saj.
Deri më tani Buzo ka bërë një pjesë të rrugës, dhe nëse çdo gjë do të shkojë sipas planit ajo mbërrin në destinacion rreth mesnatës.
Meteorologia paralajmëron: Shqipërinë e pret një valë e fortë të nxehti, temperaturat deri në 40°C