zoom

Art & Kulturë

Eurovision publikon videoklipin zyrtar të Alis me këngën “Nan”

Eurovision publikon videoklipin zyrtar të Alis me këngën “Nan”

Eurovision ka publikuar videoklipin zyrtar të këngës “Nan”, interpretuar nga Alis, që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurovision Song Contest.

Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube. Alis këndon në shqip dhe videoklipi shoqërohet me titra në gjuhën angleze, për ta bërë mesazhin e këngës të kuptueshëm për publikun ndërkombëtar.

Këtë vit Eurovision Song Contest zhvillohet në Vjenë të Austrisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë, do të ngjitet në skenën e Eurovision në natën e dytë gjysmëfinale, më 14 maj 2026.

Alis ka lindur në qytetin e Shkodrës. Ai është këngëtar, tekstshkrues dhe kompozitor. Alis është gjithashtu fitues i sezonit të 5-të të X Factor Albania si dhe i fitues i çmimit të parë të Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH.

Postime të lidhura