zoom

Sport

Europiani i femrave, kombëtarja U19 mposhti 2-1 Lituaninë dhe ngjitet në krye

Europiani i femrave, kombëtarja U19 mposhti 2-1 Lituaninë dhe ngjitet në krye

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 fitoi me rezultatin 2-1 ndeshjen e parë ndaj Lituanisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin ‘Schaffhaussen’ në Zvicër, vajzat kuqezi triumfuan me gola të Klaudia Borcit dhe Rosela Vasës.

Goli për Shqipërinë erdhi në minutën e 33-të, me Klaudia Borcin që kalon vajzat kuqezi në avantazh.

Jehona Coka asistoi Borcin, e cila pasi mori topin, kaloi me sukses lituanezet, hyri në zonën kundërshtare dhe goditi topin duke e dërguar në rrjetë.

Rosela Vada dyfishon shifrat për Kombëtaren shqiptare në minutën e 46-të me një super gol nga goditja e dënimit, duke sjellë festë në kampin kuqezi. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 0-2 në favor të Shqipërisë së vajzave U-19.

Lituanezet na ndëshkuan në minutën e 75-të, por kjo nuk i demotivon vajzat kuqezi, që patën edhe disa raste të tjera.

Gjithsesi ndeshja mbyllet me rezultatin 2-1 në favor të Shqipërisë, që renditet në vendin e dytë të grupit B1, me 3 pikë, po aq sa Zvicra.

Në takimin tjetër të grupit, vendaset zviceriane fituan 15-0 ndaj Qipros.

Ndeshja e dytë e Shqipërisë U-19 për vajza është të shtunën në stadiumin ‘Wil’ kundër Qipros.

Trajneri i ekipit kombëtar U-19, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë 11-she titullare:

Amelia Mone (portiere), Angela Nika, Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (c), Alesja Çinaj, Rigersa Tori, Klesta Ago, Jehona Coka dhe Klaudia Borci. /zoom.al/