Aplikacion
Nis sot raundi i tretë i ndeshjeve për grupet në Euro2024.
Gjermania përballet me Zvicrën në ndeshjet vendimtare të grupit dhe Skocia me Hungarinë.
Duelet e orës 21:00 interesojnë pasi për Shqipërinë, një barazim mes skocezëve dhe hungarezëve mund të lehtësonte kualifikimin si e treta në grup. Ndërkohë, për kuqezinjtë është e rëndësishme që të dinë se kush do të jetë skuadrat e vendit të dytë në këtë grup. Kjo pasi formula e fazës me eliminim direkt parashikon që kjo skuadër e vendit të dytë, të ndeshet me të dytën e Grupit B ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Kombëtarja shqiptare ka vetëm një pikë nga barazimi me Kroacinë, ndërsa pret përballjen me spanjollët mbrëmjen e të hënës.
Protestuesit lënë mesazhin gjigand në Bulevard: Nuk na përfaqësoni/ Pankartë me 140 krimba