Aplikacion
Tregu është i mbytur në euro dhe kjo ka bërë që monedha europiane të kap një rekord të ri prej 101 lek.
Ekspertët rendisin disa arsye pse jemi në këtë nivel të ri të euros.
“Është edhe fakt që tregu ka ofertë të lartë euro. Kjo situatë e nxitur dhe nga ndërhyrja e bankës së Shqipërisë për të rritur normën e interesit për lekun, bëri që monedha kombëtare të bëhet më e leverdishme. Paralelisht kemi dhe një sufic të qeverisë, janë para të pashpenzuara. Nga ana tjetër edhe rritja e depozitave ka vijuar më tej. Por gjithsesi ky zhvlerësim mbetet i pazakontë, pasi nisi në fund nëntori, çka nuk kishte sinjale të forta tregu.”
Në këtë rrokullisje që ka marrë monedha europiane edhe agjentët në treg janë të mendimit se një zhvlerësim i mëtejshëm nuk është më surprizë gjatë muajit dhjetor