zoom

Lajme

Është rikthyer me Tunën? Reperi shqiptar pret të bëhet baba për herë të parë

Është rikthyer me Tunën? Reperi shqiptar pret të bëhet baba për herë të parë

Reperi i njohur, Cozman do të bëhet baba. Artisti dhe partnerja e tij misterioze do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Sipas KlanKosova, reperi dhe e dashura e tij, të cilën e mban të fshehtë dhe s’e ka bërë publike, do të bëhen prindër së shpejti.

Lajmi vjen pas aludimeve se Cozman ishte rikthyer në krahët e ish-partneres së tij, Tuna.

Aludimet nisën pasi reperi dhe këngëtarja publikuan së bashku “I huj”, një bashkëpunim i tyre disa vite pas ndarjes.

Por, mes ish-çiftit duke se ka mbetur vetëm respekti për njëri-tjetrin, ndërsa Cozman është i lumtur krah partneres së tij.

Ende s’ka një reagim nga ana e Cozman në lidhje me lajmin që e dashura misterioze do ta bëjë baba për herë të parë.