zoom

Aktualitet

Është larguar nga Shqipëria, Llalla do shpallet në kërkim ndërkombëtar

Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla me dy vite burgim. Pas vendimit, SPAK i kërkoi policisë arrestimin e tij dhe në mbrëmje ata zbarkuan në shtëpinë e tij, por pa e gjetur.

Teksa ende nuk është konfirmuar nëse është arratisur apo është larguar për shkaqe shëndetësore nga Shqipëria, mësohet se Llalla nuk do shpallet vetëm në kërkim kombëtar, por me shumë mundësi pritet të shpallet edhe në kërkim ndërkombëtar, duke qenë se është konfirmuar nga sistemi TIMS, se ai është larguar jashtë Shqipërisë, por nuk dihet vendi final i tij.

Menjëherë pasi u firmos proceverbali dje, pasi Llalla nuk u gjet në shtëpi, këto të dhëna i kaluan SPAK-ut, por teksa ligji parashikon shpalljen në kërkim kombëtar, do duhet që për 3 muaj Llalla të kërkohet në vend. Fakti që TIMS tregon largimin e tij nga Shqipëria në 9 shtator pritet që policia t’i japë zgjidhje situatës, nëse do e zbatojë këtë kohë, apo do e shpallë menjëherë në kërkim ndërkombëtar.