zoom

Aktualitet

Artan Hoxha zbulon mënyrën sesi Adriatik Llalla mund t’i “shpëtojë” burgut: Brenda 5 vitesh

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur për dënimin me 2 vite burg për Adriatik llallën i cili sipas tij do të paraqitet brenda 1 jave në të kundërt do të rëndohen pozitat e tij.

Hoxha gjatë fjalës së tij zbuloi edhe “mënyrën” sesi Adriatik Llalla mund t’i shpëtojë vendimit me burg, “sipas tij vendimi parashkruetvetëm nëse Llalla nuk arrestohet brenda 5 vitesh”

“Adriatik Llalla në bazë të nenit 24 ka një javë kohë të parqaqitet vullnetarisht. Momentalisht Lalla ndodhet jashtë Shqipërisë dhe asgjë nuk e favorizon nëse fshihet, përkundrazi e penalizon. Unë besoj se brenda javës Llalla do të paraqitet vetë, nëse nuk ndodh e rëndon situatën. Di të them që nëse Llalla nuk arrestohet brenda 5 vitesh atëherë do të parashkruet vendimi. Nëse nuk ekzekutohet vendimi për 5 vjet atëhëherë Llalla nuk arrestohet më vonë”, tha Hoxha për “Opinion”.