zoom

Slider

A do të kërkojë azil politik Adriatik Llalla? Përgjigjet avokati

Avokati Sokol Hazizaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që klienti i tij, Adriatik Llalla të kërkojë azil politik.

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në “Open “, Sokol Hazizaj u shpreh se klienti i tij ka kontribute në drejtëisnë shqiptare dhe se nuk beson që do të kërkojë azil politk. Gjithsesi ai shtoi se nëse do të vazhdojë të trajtohet politikisht çështja e tillë, atëherë nuk përjashtohet si mundësi.

“Kjo çështje vijon të trajtohet politikisht. Nuk mendoj se një njeri si i mbrojturi prej meje, i cili ka kontribute në drejtësi, do e bëjë këtë. Nëse do të vazhdojë të trajtohet politikisht, natyrisht që edhe kjo gjë mund të ndodhë. Por unë nuk kam informacion për këtë. Politika edhe vendos me anë të vendimeve gjyqsore. Unë nuk e kundërshtoj, por nuk e them dot”, tha Sokol Hazizaj.