zoom

Sport

Erzeni drejt shpërbërjes, i largohen 8 lojtarë në merkaton e Janarit!

Erzeni drejt shpërbërjes, i largohen 8 lojtarë në merkaton e Janarit!

Eksod te Erzeni në këtë merkato janari. Nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit”, klubi shijakas ka bërë me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me konsensus me 8 futbollistë.

Sokol Kiqina, Flavio Meçja, Amer Duka, Elian Çelaj, Kristi Kote, Elvis Gjoni, Edi Isteri dhe Klodian Pjetri nuk do të jenë më pjesë e Erzenit në vijim. Gjithashtu klubi i ka falenderuar lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën shijakase.

Në listën e largimeve bie në sy emri i Kristi Kotes, mesfushorit korçar i cili u shpall kampion me Partizanin në sezonin 2018-2019 kur të kuqtë drejtoheshin nga Skënder Gega.

Te Erzeni, Kote pati minuta me pikatore, teksa tashmë me shumë gjasa do të kërkojë një aventurë të re. /ZOOM.AL/