Aplikacion
Në librin e saj “Të poshtëruar” (Indignity), Lea Ypi e paraqet Enver Hoxhën e ri si “student” i interesuar në debatet intelektuale në Paris, duke u mbështetur në tregime të gjyshit të saj që studioi në Paris, por vetë Lea nuk e ka njohur gjyshin. Faktet, megjithatë, janë të qarta: Hoxha i ndërpreu studimet pas vetëm një viti (dropout në Montpellier), pa marrë diplomë, siç dëshmojnë arkivat dhe biografitë e pavarura (referencat në koment).
Kjo “harresë” faktike apo nga memoriet e gjyshit në libër nuk duket neutrale: pretendimet “intelektuale” të Hoxhës pa bazë mund të ndihmojnë më shumë në shpjegimin e karakterit dhe tipareve të personalitetit të një individi, të cilat nuk shfaqen vetëm kur bëhet diktator, sesa në “humanizimin” e tij pre-diktatorial përmes një imazhi akademik të pabazuar sic synohet në libër.
Dhe ky model shihet çdo ditë në demokraci: politikanë që pretendojnë diploma që nuk i kanë, duke u shitur si intelektualë.
I njëjti stil shfaqet edhe në akreditimet universitare ku Lea Ypi ka qenë pjesë e Bordit të Akreditimit: tituj pa publikime reale, ku “çfarë shkruhet” merr përparësi ndaj verifikimit të fakteve.
Narrativa > realiteti? Në Shqipëri, ku mitet e Hoxhës ende ngjallin shpresë, kjo ngre pyetje serioze mbi përgjegjësinë intelektuale dhe akademike, por edhe mbi mesazhin që përcjellim te të rinjtë!
Nga Taulant Muka, marrë nga FB
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit