zoom

Sport

Enrike siguron trofeun e parë në Francë, PSG fiton Superkupën ndaj Touluse

Enrike siguron trofeun e parë në Francë, PSG fiton Superkupën ndaj Touluse

PSG dhe Touluse u përballën mbrëmjen e të mërkurës, prej orës 20: 45, për trofeun e  Superkupës së Francës, sfidë që për herë të parë u luajt në “Parc der Princes”, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favort të skuadrës së Luis Enrikes.

Ky ishte trofeu i 10-të i fituar nga PSG-ja në 11 edicionet e fundit dhe i 12-ti në total, në edicionin e 47-të të Superkupës së Francës.

Baraspesha e sfidës zgjati vetëm 3 minuta kur Li Kang In do të zhbllokonte duelin pas asistit të Dembele.

Ndërkohë për golin e dytë mendoi Mbape në minutën e 44-të.

Pjesa e dytë e finales së Superkupës nuk prodhoi gola, teksa në fund festa ishte e gjitha për kryeqytetasit e PSG-së që arritën të koleksiononin një tjetër trofe. /ZOOM.AL/