zoom

Lajme

Eneda Tarifa rrëfen njohjen në klub me Gent Laskun: Ishim vetëm ne të dy, s’kishte asnjeri tjetër

Eneda Tarifa ka rrëfyer detaje nga njohja me Gent Laskun.

Këngëtarja ka treguar se takimi i parë mes tyre ndodhi në klubin e një miku të përbashkët.

Ajo rrëfeu në emisionin “Rudina”, që në momentin e njohjes brenda në klub ishin vetëm ata të dy.

Pjesë nga intervista:

Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…

Ku ishit, në një festë?

Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.

Ashensor?

Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klub-in e një shoku tonë të përbashkët.

S’kishte njerëz të tjerë?

Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.

Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…

Postime të lidhura