zoom

Aktualitet

Emri/ Qëllohet në lëvizje një automjet në Don Bosko

Një 42-vjeçar ka kallëzuar në Polici se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës me të cilën ai po lëvizte.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko”. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rastit të pretenduar.

42-vjeçari, Rudolf Zefi, do të merret në pyetje nga organet kompetente.
Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”,  rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar“, njofton policia.