Aplikacion
Një grua 59-vjeçare ka humbur jetën këtë të martë në Vlorë, teksa ndodhej në det.
Viktima është identifikuar si Raikela Gjinko, banuese në Vlorë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se ajo ka pësuar goditje në zemër.
Familjarët e kanë nxjerrë nga uji dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte ndërruar jetë.
Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ku pritet të kryhet ekzaminimi mjeko–ligjor për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes./ Zoom.al



