Aplikacion
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku dy turiste ukrainase, nënë e bijë, kanë rrezikuar të mbyten në det.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 12:00, dy gratë janë nxjerrë nga deti nga pushuesit dhe më pas janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, nëna ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në spital. Ndërkohë, e bija ndodhet ende në intubim.
Trupi i viktimës do të transportohet drejt morgut të Tiranës për veprimet përkatëse mjeko-ligjore./ Zoom.al




