zoom

Aktualitet

EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë që dhunuan futbollistin e Skënderbeut

EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë që dhunuan futbollistin e Skënderbeut

Zbardhen emrat e dy personave që dhunuan futbollistin e Skënderbeut, Saleh Salem.

Në prangat e policisë ranë Vangjel Jovani dhe Thanas Veshi, të dy 24 vjeç.

Ata e goditën me sende të forta futbollistin egjiptian, duke i shkaktuar plagë në kokë.

Lojtari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes palëve. Sipas informacioneve, rreth 3 muaj më parë, futbollisti i dhunuar ka kanosur me thikë një prej personave të arrestuar sot, Vangjel Jovanin./ Zoom.al

Postime të lidhura