zoom

Lajme

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut, autorët e godasin në kokë! Ja si është gjendja e tij, arrestohen dy agresorët

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut, autorët e godasin në kokë! Ja si është gjendja e tij, arrestohen dy agresorët

Futbollisti egjiptian i Skënderbeut, Saleh Nasr, një nga yjet e sezonit të kaluar me ekipin korçar, është dhunuar fizikisht mesditën e së enjtes nga dy të rinj.

Sulmuesi është goditur disa herë në kokë, duke pësuar lëndime serioze, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar të dhunës, ndërsa janë proceduar penalisht edhe tre persona të tjerë që ndodheshin në shoqërinë e agresorëve në momentin e ngjarjes.

Shkaqet e këtij sulmi të papritur ndaj lojtarit egjiptian mbeten ende të paqarta, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Korçës për të hedhur më shumë dritë mbi incidentin.

Postime të lidhura