Aplikacion
Janë konfirmuar dy emrat e opinionistëve të sezonit të ri të Big Brother Vip Albania.
Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi në rolin e tij si opinionist.
Këtë edicion të katërt, atij do t’i bashkohet Neda Balluku. Dikur vetë pjesëmarrëse në “Big Brother 4” në vitin 2010-2011, ajo kthehet si opinioniste.
Spektakli nis të shtunën e 21 dhjetorit dhe moderator do të jetë Ledion Liço. Edhe pse shumë emra janë përfolur se do jenë pjesë e këtij sezoni, asnjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Këtë vit do të ketë dhe banorë jo-VIP.



