zoom

Aktualitet

EMRAT/ Dogji qëllimisht audin 100 mijë eurosh të 44-vjeçarit në Tiranë, arrestohet i riu

EMRAT/ Dogji qëllimisht audin 100 mijë eurosh të 44-vjeçarit në Tiranë, arrestohet i riu

Policia ka zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti me vlerë rreth 100 mijë euro, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën “Memo Meto”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Price”, është identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasi Erges Shegani, 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka djegur automjetin tip Audi, në pronësi të 44-vjeçarit Julian Çakiri, për motive të dobëta.

Ngjarja u raportua rreth orës 03:30, më datë 9 dhjetor 2025, ndërsa menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 nisën hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gjatë operacionit u sekuestruan me cilësinë e provës materiale veshjet që 39-vjeçari dyshohet se mbante veshur në momentin e kryerjes së krimit.

Postime të lidhura