zoom

Lajme

Elon Musk rrëfen se nga viti 2026 Tesla do përdori dhe do të shesi robotë humanoidë

Elon Musk rrëfen se nga viti 2026 Tesla do përdori dhe do të shesi robotë humanoidë

Shefi i Tesla-s, Elon Musk thotë se do të fillojë prodhimin dhe përdorimin e robotëve humanoidë nga viti i ardhshëm. Në një postim në rrjetet sociale, Musk tha se robotët do të përdoren fillimisht nga Tesla, e cila do të nis t’i shesë në vitin 2026.

“Tesla do të ketë robotë humanoidë vërtet të dobishëm në prodhim të ulët për përdorim të brendshëm të Tesla vitin e ardhshëm dhe, shpresojmë, prodhim të lartë për kompani të tjera në vitin 2026”, tha Musk në platformën e tij të mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter.

Miliarderi i teknologjisë kishte thënë më parë se priste që roboti, i quajtur Optimus, do të ishte gati për përdorim në fabrikat e Tesla deri në fund të këtij viti. Musk është i njohur për vendosjen e afateve ambicioze kohore për kompanitë e tij, të cilat ai nuk i ka përmbushur gjithmonë.

Në vitin 2019, ai tha se ndihej “shumë i sigurt” që Tesla do të kishte taksi vetë-drejtuese në rrugë deri vitin e ardhshëm. Më herët këtë vit, Musk tha se robotaksi i shumëpritur do të zbulohej më 8 gusht, por kjo nuk ka ndodhur duke konfirmuar se ky proces do të shtyhej në kohë për shkak të disa ndryshimeve në pjesën e përparme të makinave. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura