zoom

Lajme

Elon Musk do ndalojë përdorimin e pajisjeve Apple në kompanitë e tij, shkak është…

Miliarderi i teknologjisë dhe hapësirës Elon Musk, u zotua të hënën të ndalojë përdorimin e pajisjeve Apple në kompanitë e tij pasi prodhuesi i iPhone njoftoi një partneritet me OpenAI, krijuesin e ChatGPT.

“Nëse Apple integron OpenAI në nivelin OS, atëherë pajisjet Apple do të ndalohen në kompanitë e mia. Kjo është një shkelje e papranueshme e sigurisë”, ka thënë Musk, pronari i platformës së mediave sociale X.

“Dhe vizitorëve do tu kontrollohen pajisjet e tyre Apple në derë, ku do të ruhen në një ‘kafaz’”, shtoi Musk, i cili është gjithashtu CEO i prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla dhe prodhuesit të raketave SpaceX.

Deklaratat e tij erdhën pasi Apple të hënën njoftoi se po bashkëpunon me OpenAI për të vendosur ChatGPT në asistentin zanor Siri. /ZOOM.AL/