zoom

Slider

Elia Zaharia dhe Princ Leka nisin zyrtarisht procedurat e divorcit

Martesa 7-vjeçare e Elia Zaharia dhe Princ Leka ka marrë fund! Çifti, prindër të një vajze, raportohet se janë zyrtarisht drejt ndarjes.

Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë nisur procedurat e divorcit zyrtarisht, raporton Albeu.

Për vajzën e tyre Geraldina, dyshja do të vazhdojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë, pasi të dy duan që vogëlushja e tyre të mos e ndjejë aspak ndarjen e prindërve të saj.

Gjithashtu mësohet se divorci nuk do të privojë Elia Zaharinan nga trashëgimia pronësore e familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.

Çifti u fejuan në Paris në vitin 2010 dhe në vitin 2016 u martuan në një ceremoni madhështore. Dyshja mirëpritën në jetë vajzën e tyre 4 vite më vonë.

Nuk dihen ende arsyet pse çifti morën vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre.

Dyshja ende nuk kanë reaguar publikisht rreth lajmeve se janë ndarë, ndërsa thashethemet nisën pasi në ditën e lindjes së vajzës së tyre, Elia Zaharia publikoi foto me prindërit e saj, por mungonte Princ Leka.

Gjithashtu prej kohësh nuk shfaqen në evente së bashku dhe janë fotografuar pa unazat e martesës në gisht.

Nga ana tjetër Princi ka hequr nga Instagrami Elian dhe fotot me të. Ndryshe prej tij, aktorja ende e ndjek dhe po ashtu ka në mediat sociale statusin e saj si “HRH Princess Elia”.