zoom

Aktualitet

Elbasani digjet, Rama quan krim mjedisor karriget e lokaleve: Do përballeni me ndjekje penale!

Elbasani digjet, Rama quan krim mjedisor karriget e lokaleve: Do përballeni me ndjekje penale!

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bën thirrje që të hiqen trarët e vendosura për parkime në hapësirat publike, apo tendat e vendosura pa leje nga lokalet.

Rama thotë se do përballen me gjoba e ndjekje penale  

 “I bëj thirrje atyre që janë hapur me tenda, dhe pastaj i kanë venë dhe ato mushamatë dhe pastaj i përdorin edhe për ti rihapur rrugë pirjes së duhanit nëpër lokale, që të fillojnë ti çmontojnë vetë, sepse jo vetëm që do tju çmontohen, por do përballen me gjoba dhe deri me ndjekje penale për krim mjedisor dhe për zaptim dhe shkatërrim të pronës publike. Jo vetëm do të çmontohen, por do përballen edhe me gjoba”, tha Rama.

Dua të sqaroj dhe një element tjetër, do i bëj thirrje atyre që kanë keqkuptuar prej vitesh, por kjo është çështje e pushtetit vendor, sensin e pronës së përbashkët dhe të asaj private dhe këtu kam parasysh zhvilluesit e pallateve, që pasi kanë ndërtuar pallatet dhe bashkë me ta edhe ata që kanë lokalet, kanë vazhduar ta trajtojnë pronën përreth si pronë private dhje s’mund të jetë pronë private. Ju bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për tu marrë lekë për parkim banorëve në mënyrën me abuzive duke pretenduar se është prona e tyre private”, tha Rama.

Postime të lidhura