zoom

Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mehalla (Edmond Hyka), gjendet i djegur Audi i atentatorëve

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mehalla (Edmond Hyka), gjendet i djegur Audi i atentatorëve

Automjeti tip Audi, që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit ndaj 43-vjeçarit Mondi Mehalla alias Edmond Hyka të ekzekutuar mbrëmjen e së dielës (30 nëntor) në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit, është gjetur i shkrumbuar në fshatin Mirakë të Librazhdit. Mjeti u zbulua disa orë pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin.

Viktima u ekzekutua me armë zjarri brenda Range Rover-it të tij, të parkuar pranë një karburanti që ai kishe në pronësi, rreth orës 20:35. Mësohet se, ai sapo kishte dalë nga zyra e ndodhur në të njëjtën godinë me bizneset e tij dhe banesën e nënës.

Dyshohet se atentatorët janë larguar me shpejtësi drejt aksit Elbasan–Librazhd, me një Audi me ngjyrë të zezë, i cili më pas është gjendur i djegur plotësisht.

Në çastin kur u fut në automjet, autorët e kanë qëlluar me tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Deri tani, të paktën 10 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje në përpjekje për të hedhur dritë mbi rrethanat e ekzekutimit.

Sipas ekspertëve, dinamika e ngjarjes përputhet me një ekzekutim tipik mafioz, megjithëse nuk përjashtohet as pista e një konflikti të ndodhur pak ditë më parë, për arsye ende të paqarta.

Sipas të dhënave zyrtare, 43-vjeçari kishte precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjithashtu, mësohet se ai ishte përfshirë në një konflikt disa ditë para ngjarjes, pistë që po konsiderohet nga hetuesit si e mundshme për motivin e atentatit. /Zoom.al

Postime të lidhura