zoom

Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Behar Sofia, GJKKO jep 127 vite burgim për 5 autorët e grupit me pagesë

Shkon drejt fundit një nga proceset e bujshme gjyqësore. GJKKO dënon me 127 vite burgim, 5 nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit të linjës së bar-kafeneve, Behar Sofia.

Të akuzuarit janë: Ernjet Shyti, Skënder Vathi, Xhuljano Visha, Leonar Xhixha dhe Bujar Leza.

Ekzekutori Ernejt Shyti u dënua me 7 vite, ndërsa Bujar Leza dhe Skënder Vathi me nga 30 vite burg. Ndërkohë Shyti mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Behar Sofia, i njohur si “padron droge” më 1998 në Turqi, u ndoq nga ekzekutori Ernejt Shyti dhe disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e ka qëlluar mëngjesin 25 shkurtit (2021) afër Piramidës në kryeqytet.

I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin, autori është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës, duke u shtirur si topall (çalaman), që të mos diktohej nga shënjestra.

Më pas, ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Shyti u arrestua në Mal të Zi ndërsa në dëshminë e dhënë në Gjykatë ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë. Porositësi i vërtetë i atentatit mbetet ende i panjohur, sepse grupi vepronte si kontraktor me pagesë. /ZOOM.AL/