E mërkurë, 10 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Dështon projekti i Emirateve për Portin e Durrësit

Projekti i EMAAR Group përfundon vetëm në ndërtimin e disa pallateve

24/03/2021
in Aktualitet, In Zoom, Slider
0
EKSKLUZIVE/ Dështon projekti i Emirateve për Portin e Durrësit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë mund ta kujtojnë intervistën e Muhamed Veliut të Top Channel me Mohamed El Alabbar të EMAAR Group në dhjetor të vitit të kaluar. Nga biseda midis dy Muhamedëve, qeveria na tregoi për një arritje të madhe; investimin e mbi dy miliardë eurove për transformimin e portit të Durrësit në një port turistik, më të madhin në Adriatik (shih intervistën më poshtë).

Kryeministri Edi Rama foli disa herë publikisht për këtë port. më 13 shkurt të këtij viti publikoi edhe disa foto të një projekti 3D se si do të dukej Durrësi, duke e trumpetuar projektin si arritje të madhe (fotot e projektit më poshtë në zoom.al).

Por çfarë ka ndodhur më tej?

Prej disa kohësh Zoom.al ka ndjekur nëpërmjet institucioneve publike ecurinë e marrëveshjes për transforminin e portit të Durrësit në një port turistik dhe të gjithë zonës në një hapësirë mikpritëse për turistët e shumtë të Mesdheut.

Zyrtarisht asnjë prej institucioneve nuk shprehet, por burime të Zoom.al konfirmojnë që projekti i madh ka dështuar dhe plani është reduktuar në vetëm ndërtimin e disa pallateve brenda hapsirës së portit. Asgjë më shumë.

Nuk do të ketë port jahtesh, nuk do të ketë port turistik, nuk do të ketë asnjë ngjashmëri me portin Al Rashid të ndërtuar nga EMAAR Group, që mban 500 jahte e varka turistike.

Përse dështoi projekti?

Një nga arsyet kryesore që përmendin ekspertët në institucionet që ne kemi kontaktuar, pa dashur të citohen, është pamundësia e zhvendosjes së portit industrial në një vend tjetër. Në të vërtetë Porti i Durrësit është edhe porti më i madhnë vend që mban peshën më të madhe të eksporteve dhe importeve.  Zhvendosja e portit, apo ndërtimi i një porti tjetër është e pamundur, pa llogaritur shqetësimin që do të sillte për gjithë bizneset që e kanë të lidhur aktivitetin me transportin detar.

Gjithashtu kanë fuqi edhe një sërë marrëveshjes ndërkombëtare për transportin detar ku Shqipëria aderon dhe porti i Durrësit është i vetmi që i përmbush standardet aktualisht.

Bllokimi i punës së portit deri në transferimin e plotë të tij do të krijonte problem edhe për seriozitetin e Shqipërisë për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Një tjetër aryse për rrudhjen e projektit të portit turistik më të madh në Adriatik duket se janë edhe problemet e Mohamedit të EMAAR Group.

Nga disa burime të besueshme rezulton se edhe pasuria personale e Mohamed El Alabbar është tkurrur bashkë me ëndrrën e portit turistik.

Këto duket se janë arsyet kryesore përse projekti i transformimit të portit të Durrësit përfundoi nga një port me shumë jahte në një port me disa pallate në të dhe asgjë më shumë. Gjithçka do jetë si më parë, me ndryshimin e vetëm që do të kemi disa pallate brenda portit industrial.

Për t’idhënë aromë arabie, mundet që qeveria shqiptare t’i kërkojë ndërtuesit nga Dubai mbjelljen e disa hurmave arabie. Kjo mbase do përbëjë edhe ndryshimin e vetëm që mund të sjellë aty një ndërtues i huaj nga një ndërtues shqiptar. / Zoom.al

PROJEKTI 3D I PORTIT TE DURRESIT

Emiratet Arabe 2 miliard euro investim, transformohet Porti i  Durrësit

Tags: Emaar GroupPorti i Durresit

Të lidhura

  • Skandali i Portit të Durrësit! Në vend të tij, vetëm disa pallate pa garë nga një individ i huaj
  • Zyrtare/ “Emaar Group” dhe Emiratet tërhiqen nga Porti i Durrësit. Qeveria detyrohet ta pranojë
ShareTweetSend

Të lidhura

Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Sherr me thika mes dy fermerëve në Maliq/ Vdes njëri, një tjetër i plagosur
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Lajm i rradhës
Mos vallë Saimiri dhe Meri gjithashtu i dhanë fund lidhjes së tyre?

Mos vallë Saimiri dhe Meri gjithashtu i dhanë fund lidhjes së tyre?






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Showbizz

Pasi kaluan muajin e mjaltit, çifti ndahen tri javë pas martesës

09/08/2022
Bota

Video/ Italia në kaos, rrugët kthehen në lumenj, uji merr përpara makinat

09/08/2022
Politikë

Vendimi/ Rama ndërron kabinetin qeveritar

09/08/2022
Politikë

Berisha: Një pronar peshkarexhe bën vetëm këtë gjë, takohet me kryeministrin

09/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In