Aplikacion
“Nëse do ta fitoja çmimin do hapja fondacion”, ka thënë Agroni, në kuadër të një shakaje me Donaldin. Ndërsa gjatë spektaklit Einxheli tha se ndihej e mërzitur për këtë ironi dhe se sipas saj, Agroni zgjodhi të mbante anën e Donaldit.
Lidhur me këtë ka reaguar vetë Llakaj, teksa ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Agroni u shpreh se nuk përdori asnjë ironi dhe se gjithnjë është i drejtpërdrejt në komentet që bën.
“Agroni nuk thumbon, unë jam natyrë e drejtpërdrejtë. Aty hyra brenda një karakteri argëtues, për ata njerëz që janë aq të mbyllur aty brenda. Mund të kisha thënë para Donald, je më i forti, por thashë fitoftë më i miri. Mendoj se është ai momenti kur të flet gjuha para mendjes”.
Agron Llakaj mbështet kolegun dhe mikun e tij, Donald Veshajn, por thotë se “për të katërt që kanë ardhur në finale, është e merituar”.