zoom

Të gjitha

Armina Mevlani përjashton Einxhelin nga fitorja e BB VIP: Nuk më pëlqen fare

Që nga fillimi i tetorit e deri tani, të gjithë po flasin për “Big Brother VIP”. Tashmë kanë ngelur edhe pak ditë nga finalja e madhe dhe banorët duket se po e presin me padurim.

Një pjesë e mirë ka tanimë nga një banor të preferuar. Kjo gjë është diskutuar dhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Secila nga moderatoret e emisionit kanë zbuluar emrat e tyre për pretendentët kryesorë të çmimit të madh. Blogerja e njohur, Armina Mevlani bëri parashikimin e saj dhe u shpreh se do të dëshironte që BB VIP ta fitonte Iliri.

Madje ajo foli edhe për Einxhelin, duke e përjashtuar atë kategorikisht nga çmimi.

“Këtë Einxhelin po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”, tha Armina.

Nga ana tjetër, Dalina Buzi zgjodhi Donaldin si fitues, Rita Petro zgjodhi Monikën, ndërsa Fatma Haxhialiu tha se do të donte ta fitonte Beniada.