Aplikacion
Edlira Çepani ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh të ndjerë, duke përkujtuar 15-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj të ndjerë, Gerti Bogdani.
Në postimin e saj, ajo rikthen kujtimet e një jete të ndërtuar me dashuri, sakrifica dhe sfida.
“Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull”, shkruan Edlira, duke përmendur gjithashtu fëmijët e tyre, Ajrën dhe Reinartin, si frytet e dashurisë së tyre.
Ajo thekson se edhe pse Gerti nuk është më fizikisht pranë, dashuria dhe kujtimet e tyre do të mbeten përjetë: “Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë. Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën, zemra jonë!”
Gerti Bogdani ndërroi jetë papritur në moshën 44-vjeçare teksa ndodhej në hotel “Rogner” pas një arresti kardiak.
Postimi i plotë i Edlira Çepanit
Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull.
Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin, si frytet e çdo gjëje të bukur që kishim krijuar bashkë!
Kemi ecur gjithmonë bashkë për dore, mes vështirësish, dhimbjesh, lumturish dhe suksesesh…
Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve.
Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë, Gerti Bogdani! Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën, zemra jonë!