zoom

Aktualitet

Arbër Çepani rrëfen momentet e fundit të Gerti Bogdanit: Më thanë hajde se nuk është mirë

Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani rrëfeu momentet e fundit të ish-deputetit demokrat në spital, pasi pësoi arrest kardiak.

Në studion e “Top Story”, Arbër Çepani tregoi se miqtë e njoftuan për problemin shëndetësor të Gertit dhe shtoi se pas telefonatës, mbërriti menjëherë në spital.

Aty, pasi pa 15 persona në përpjekje për të rikthyer në jetë Gerti Bogdanin, Arbër Çepani u bind se bëhej fjalë për diçka të rëndë dhe serioze.

“Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e dërguan në spital. Hajde se nuk është mirë Gerti më thanë, nuk është ndjerë mirë dhe është në gjendje të fikti. Nuk e besoja kurrë që mund të kishte diçka të keqe, ishte më i forti ndër ne. Dukej sikur do na përcillte Gerti një nga një, se mendonim se do bënte këtë parakalim. Kur shkova në urgjencë mendova se ka ndonjë gjendje të fikti. Pashë skenën pastaj dhe ishin mbi kokën e Gertit mbi 15 veta që kërkonin ta mbanin dëshpërimisht në jetë, fillova të kuptoja se ishte gjëja serioze”, tha Arbër Çepani.