zoom

Sport

Edhe Rashica shkëlqen në Turqi, gol pas vetëm 4 minutash lojë

Milot Rashica ka shënuar gol në llogarinë e Besiktas, në ndeshjen e kampionatit turk ndaj Rizerspor.

Takimi i mbajtur në Çaykur Didi Stadyumu (Rize) u zhbllokua pas vetëm 4 minuta lojë, pas një goditje fantastike të sulmuesit Rashica.

E majta e sulmuesit shqiptar la të shtanguar në vend portierin Akkan, i cili nuk mund të bënte asgjë tjetër, vetëm të shoqëronte topin me sy.

Pas golit të Rashicës, Besiktas thelloi epërsinë, me dopietën e Semih Kilicsoy. 27-vjeçari Milot Rashica po luan sezonin e parë me këtë skuadër, ndërsa në edicionin e kaluar veshi fanellën e rivalëve të Gallatasaray.

Futbollisti ka dhënë kontributin e tij në Holandë për Vittese, në Gjermani për Werder Bremen dhe në Angli për Norwich. /ZOOM.AL/