zoom

Të gjitha

“Edhe për filoqylin e bëra tatuazhin…”/ Fifi ka dy fjalë për Beatriks dhe Donaldin

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i dhanë fund lidhjes së tyre, por ish-banorët e tjerë të “Big Brother VIP” vijojnë miqësinë me ty dy njësoj.

Fifi së fundmi ka takuar  Beatrix dhe nuk kanë ngurruar të dalin edhe ‘live’ në Instagram. Pyetjet nga fansat kanë qenë të shumtë, ku padyshim nuk kanë munguar as ato për ‘Big Brother VIP’.

Mes të tjerash dikush e ka pyetur Fifin për tatuazhin që ka bërë njësoj me Donaldin

E kam filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi. Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon. Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në gjëra të ndryshme por jemi afruar më shumë në BBV. Kemi vendos t’i vazhdojmë miqësitë me të dy. Është hera e fundit që më nxirrni këtu para aktit të fundit”, ka thënë Fifi.

https://gorilla.cdnja.co/v/qo/QOVk3.mp4?token=cPWfJJQO-Pv7D-3rcjvREw&expires=1655796552

Ndërsa, Beatrix ka qeshur e ka pohuar me kokë duke mos thënë asgjë lidhur me këtë. Përtej disa hatërmbetjeve, Fifi dhe Donaldi krijuan një raport shumë të ngushtë në javët që kaluan së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pak javë më parë ata u përfshinë në një situatë të pakëndshme, pasi një skeç që Donaldi realizoi në emisionin e tij nuk i pëlqeu Fifit e cila reagoi menjëherë duke thënë se do e hedhë në gjyq. Gjërat u sqaruan më pas dhe ata vijuan miqësinë e tyre./L.K

/Zoom.al