zoom

Kosova

Edhe Kosova mbahet nga remitancat, 112 mln euro të dërguara nga emigrantët në muajin Mars!

Edhe Kosova mbahet nga remitancat, 112 mln euro të dërguara nga emigrantët në muajin Mars!

Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të emigrantëve nga jashtë vendit, që janë sjellë në Republikën e Kosovës për muajin mars 2024.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore, duke shtuar se vlera totale e tyre për tre muaj, sipas vlerësimeve, ka arritur në 284.07 milionë euro, raportuan mediat kosovare sot.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo- bankare me pjesëmarrje prej 64.46 për qind, pasuar nga kanalet e tjera financiare me 23.34 për qind dhe bankat me 15.20 për qind.

Aktualisht Këshilli i Europës dhe BE kanë hequr edhe vizat për qytetarët kosovarë, që mund të lëvizin lirshëm. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura