zoom

Slider

E veshur me vello, Linda Halimi martohet në BBV me reperin Big D! Në ceremoni edhe vajza e tyre

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi i ka thënë “Po” propozimit për martesë të reperit amerikan, Big D.

Dyshja kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, gjatë spektaklit të së premtes.

Ëndrra e saj për t’u veshur me vello u bë realitet pasi iu oranizua një dasmë suprizë nga produksioni.

E pranishme në ceremoni ishte edhe vajza e vetme e tyre, Kaimana, që kishte udhëtuar nga SHBA së bashku me atin, Davon Edwards për të befasuar nënën e saj.

Ndërkohë mes lotësh Linda Halimi ka treguar se e kishte peng të që s’kishte bërë një dasmë dhe e kishte ëndërr të vishte fustanin e bardhë.

Ajo u shpreh se nuk organizoi një ceremoni martese pasi kishte frikë se askush s’do i shkonte në dasmë, pasi kishte marrë bashkëshort me ngjyrë dhe jo shqiptar.

“E kam peng që nuk kam arritur t’i bëj një dasmë familjes. E kam ëndërr të vesh fustanin e bardhë. E kam pasur dyshimin se nuk do të më vinte asnjë në dasmë vetëm sepse nuk është shqiptar”, tha ajo.