zoom

Aktualitet

E rëndë! Qëllohen me armë zjarri 22 kuaj në Llogara, dyshohet për shkak të konkurrencës

E rëndë! Qëllohen me armë zjarri 22 kuaj në Llogara, dyshohet për shkak të konkurrencës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën turistike të Llogarasë, në Vlorë, ku 22 kuaj janë qëlluar me armë zjarri (çifte). Mësohet se 4 prej tyre janë vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur katër ditë më parë, ndërsa ngjarja po hetohet. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një veteriner që heq saçmat nga qafa e një prej kuajve të plagosur.

Pista kryesore e hetimit lidhet me një konflikt të mundshëm mes pronarëve që ofrojnë guida turistike me kuaj, në një zonë ku kafshët lëvizin lirshëm dhe përbëjnë një nga atraksionet për turistët.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /ZOOM.AL

Postime të lidhura