zoom

Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Mbytet i moshuar në det, detajet nga policia

Një 80 vjeçar është mbytur në det tek “Uji i Ftohtë”, në Vlorë.

Dyshohet se i moshuar është mbytur aksidentalisht, ndërsa policia po heton ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës (26 qershor).

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.