zoom

Aktualitet

E rëndë në Prrenjas/ Shoferja përplas për vdekje këmbësoren (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Urakë të Prrenjasit. Mësohet se shoferja Ana Laçka ka aksidentuar me automjetin tip “Wolksvagen” një 57-vjeçare.

Për pasojë, këmbësorja Qamile Hana ka ndërruar jetë. Laçka, e cila është ekonomiste në Spitalin Prrenjas, është ndaluar nga policia për sqarimin e rrethanave.