zoom

Aktualitet

Tiranë, makinat përplasen në kryqëzim/ Njëra prej tyre u fut me të kuqe

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në bulevard te ish-stacioni i trenit në Tiranë.

Zoom.al sjell pamje të aksidentit, ku dy makina janë përplasur në kryqëzim, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz, pasi nuk kanë qenë me shpejtësi.

Në përplasje janë përfshirë dy makina, një Golf 5 dhe një Peugeot, që dyshohet se është futur me semafor të kuq.

Aksidenti ka shkaktuar probleme me qarkullimin për disa minuta, por më pas situata është normalizuar.