zoom

Aktualitet

Bulqizë/ Benz-i përplaset me fuoristradën mbi urën e lumit Drin

Dy automjete u përfshinë në një aksident që për pak nuk rezultoi fatal në Gjoricë të Bulqizës.

Një mjet tip ‘Benz’ dhe një fuoristradë u përplasën ‘kokë më kokë’ mbi Urën e lumit Drin në Gjoricë, pjesë e rrugës së Arbrit.

Në të dy automjetet ndodheshin disa persona të cilët kanë pësuar lëndime, ndërsa u transportuan me urgjencë drejt spitalit Rajonal Dibër.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti.