zoom

Aktualitet

Ky është 23-vjeçari që ndërroi jetë në aksident së bashku me 16-vjeçaren

Një aksident i rëndë ndodhi në mëngjesin e sotshëm në Shkodër, në rrugën e Velipojës. Dy të rinjtë Amarildo Preka 23-vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona T. 16- vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër po ktheheshin nga festa në Velipojë me makinën tip “BMW”.

Dy të rinjtë po ktheheshin nga mbrëmja, por ky udhëtim fatkeqësisht do të ishte i fundit për ta. Si pasojë e shpejtësisë, makina është përplasur me një mur dhe dy të rinjtë kanë humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë.

Amarildo Preka 23-vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona T. 16- vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

Amarildo Preka që shihet në këtë foto, shihet se ka qejf makinat dhe pozon në fotot në rrjetet sociale.