Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën në një pishinë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i mituri mund të jetë ndikuar nga temperatura e ulët e ujit, por rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar autoritetet, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të rastit dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe verifikimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë ngjarje tragjike.
Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

