zoom

Aktualitet

E kishte parkuar afër banesës, shkrumbohet makina e 60-vjeçarit në Elbasan. Pista kryesore

Një ngjarje dramatike ndodhi sot në Elbasan, po për fat të mirë pa viktima.

Orët e para të mëngjesit, u raportua se në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike në bateri, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, në pronësi të shtetasit S. P., 60 vjeç.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale në automjet. Në momentin e zjarrit nuk kishte njeri brenda apo afër mjetit.

Policia ngriti grup hetimor dhe pret ekspertizën piroteknike. Pronari mohoi të kishte konflikte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/