zoom

Aktualitet

Makina “Benz” merr flakë në ecje e sipër në Fier-Lushnjë, shoferi del në kohë dhe shpëton

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të segmentit të autostradës Fier-Lushnjë.

Pas ngjarjes së ndodhur, në vend kanë shkuar automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Burimet paraprake të informacionit pohojnë se ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka bërë që makina të shpërthejë në flakë.

Automjeti tip ‘Mercedes Benz’, udhëtonte me sens për në drejtim të Lushnjës.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tym ka ndaluar duke zbritur nga automjeti, ndërkohë mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale. /ZOOM.AL/